Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përkundër kualifikimit, Mourinho i pakënaqur me paraqitjen e Romës
    Ballina-2

    Përkundër kualifikimit, Mourinho i pakënaqur me paraqitjen e Romës

    04/11/2022 12:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Roma ka shënuar mbrëmë fitore e cila vlen kualifikim tutje në Ligën e Evropës.

    Roma fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Ludogorets në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

    Megjithatë, trajneri i italianëve, Jose Mourinho është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e klubit të tij.

    “Ishte një lojë vërtet e vështirë. Ludogorets di të luajë, ka njerëz me kreativitet, ritëm, të cilët mund të bëjnë atë që bënë në Bullgari kur humbëm dhe sot në golin e parë. Në pjesën e dytë, ne erdhëm me një qëndrim dhe intensitet të ndryshëm. Nicolò dhe Cris padyshim që na dhanë diçka ndryshe, pasi nuk është e njëjta gjë të përballesh me sulmues si Tammy dhe Belotti. Ne e kthyem atë, por duhet të luajmë më mirë, tani jemi kundër peshkaqenëve që kanë zbritur nga Liga e Kampionëve dhe duhet të bëjmë më mirë se kaq”, u shpreh Mourinho për Sky Sport Italia.

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.