Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pollozhani i Ballkanit: Ballkani ka forcë për ta mbrojtur titullin
    Futboll vendor

    Pollozhani i Ballkanit: Ballkani ka forcë për ta mbrojtur titullin

    20/10/2022 15:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Artim Pollozhani beson se Ballkani ka forcë dhe potencial për ta mbrojtur titullin e kampionit. Pollozhani është ndihmëstrajner te kampioni i Kosovës. Ai udhëhoqi ekipin e Ballkanit në mungesë të trajnerit Ilir Daja, që ndeshjen ndaj Drenicës u përjashtua me karton të kuq.

    Pollozhani udhëhoqi Ballkanin drejt fitores ndaj Trepçës ’89 me shifrat 2:0 të enjten, në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja u zhvillua në Suharekë.

    “Një fitore e pastër nga ana jonë. Trepça ‘89 ka lojtar të mirë dhe na vunë në vështirësi. Ishte e vështirë për faktin që luajmë gati çdo tre ditë dhe lojtarët humbin energji. Por të gjithë djemtë bënë detyrën e tyre dhe i përgëzoj për paraqitjen. Djemtë janë rritur shumë nga paraqitja në Evropë. Mendoj që i ka bërë edhe më të fortë, por pjesën e eksperiencës kanë fituar shumë. Ballkani ka forcë, potencial për të mbrojtur titullin e kampionit. Nuk e shoh vetëm Dritën si konkurrente për titull, por janë edhe skuadrat tjera si Prishtina, Llapi që kanë kualitet në ekipet e tyre”, ka thënë Pollozhani.

    TË LIDHURA

    Fluminense shkakton befasinë e madhe, eliminon Interin nga Kupa e Botës për Klube

    30/06/2025 23:06

    Paga vjetore e Dakut te Rubin Kazani do të jetë 3 milionë euro

    30/06/2025 22:42

    Lindon Emërllahu shënon super gol në miqësore

    30/06/2025 22:39

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.