Sport Ndërkombëtar

Protesta e Danimarkës, lojtarët mbeten pa seks në Katar

Protesta e Danimarkës, lojtarët mbeten pa seks në Katar

Futbollistët danezë nuk do të kenë me vete familjarët dhe bashkëshortet në Botërorin e Katar. Një zgjedhje kjo e ndërmarë në të njëjtën linjë me pozicionimin që ka marrë prej kohësh Federata Daneze në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut në vendin që do të organizojë turneun. “Nuk duam të kontribuojmë në rritjen e

Besnik Batusha

Futbollistët danezë nuk do të kenë me vete familjarët dhe bashkëshortet në Botërorin e Katar. Një zgjedhje kjo e ndërmarë në të njëjtën linjë me pozicionimin që ka marrë prej kohësh Federata Daneze në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut në vendin që do të organizojë turneun. “Nuk duam të kontribuojmë në rritjen e përfitimeve të Katarit dhe për këtë arsye kemi reduktuar sa më shumë të jetë e mundur numrin e personave që do të jenë në këtë udhëtim”, bënë të ditur nga Federata për të përditshmen “Ekstra Bladet”.

Në ditët e shkuara, Hummel, sponsori teknik i kombëtares daneze, prezantoi fanellat që lojtarët do të veshin në Botëror. Në njërën prej tyre me qëllim janë zbehur simboli dhe logot, pasi, siç u shpjegua, “danezët nuk duan që të jenë të dukshme në një turne që u ka kushtuar jetën mijëra personave”, ndërkohë që fanella e tretë do të jetë e gjitha e zezë, në shenjë zie për të gjithë punëtorët që kanë humbur jetën duke punuar për ndërtimin e stadiumeve të Botërorit.

DanimarkaFanellat

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s