Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rashica asistues në fitoren e pastër të Galatasarayt kundër Karagumrukut (Video)
    Ballina-2

    Rashica asistues në fitoren e pastër të Galatasarayt kundër Karagumrukut (Video)

    28/10/2022 21:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Galatasaray shënoi fitore në udhëtim kundër Karagumruk, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superligën e Turqisë.

    Ndeshja e zhvilluar këtë të premte në stadiumin “Ataturk Olimpiya” përfundoi me rezultatin 0:2.

    Milot Rashica ishte titullar te mysafirët dhe luajti për 84 minuta, derisa te vendasit tërë ndeshjen e luajti reprezentuesi tjetër kosovar, Ibrahim Dresevic.

    Por, sonte vetëm sulmuesi vushtrrias la gjurmë. Ai ishte asistues te goli i parë i ndeshjes i shënuar nga Emre Tasdemir, në minutën e 60-të.

    Goli tjetër u shënua nga Juan Mata, në minutën e 85-të.

    Galatasaray pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë.

    Karagumruk me 12 pikë ndodhet në pozitën e 12-të.

    TË LIDHURA

    Përfundon turneu spektakolar “2 Korriku” në Beguncë të Vitisë, fiton Kabashi dhe atmosfera e jashtëzakonshme

    02/07/2025 23:25

    Gallapeni debuton me fitore te Lodzi

    02/07/2025 23:08

    “Nuk doja të shkoja te Man Utd, pëlqeja Chelsean” – Lukaku flet për transferimin e vitit 2017, kur ndërhyri Jose Mourinho

    02/07/2025 21:20

    Te Lille paralajmërojnë largimin e Zhegrovës, përmendin mungesën e gjatë

    02/07/2025 20:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.