Sport Ndërkombëtar

Reagimi dhe festa e lojtarit të Man United kur kupton se është përfshirë në listën e Brazilit për Botëror (Video)

Reagimi dhe festa e lojtarit të Man United kur kupton se është përfshirë në listën e Brazilit për Botëror (Video)

Kombëtarja braziliane e futbollit ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës që nis këtë muaj në Katar. Lista e kombëtares amerikano-latine figurojnë 26 futbollistë, përfshirë këtu edhe sulmuesin e Manchester United, Antony. Reagimi i këtij të fundit edhe është filmuar nga disa të afërm të tij, që së bashku me Antonyn

Besnik Batusha

Kombëtarja braziliane e futbollit ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës që nis këtë muaj në Katar.

Lista e kombëtares amerikano-latine figurojnë 26 futbollistë, përfshirë këtu edhe sulmuesin e Manchester United, Antony.

Reagimi i këtij të fundit edhe është filmuar nga disa të afërm të tij, që së bashku me Antonyn kanë ndjekur drejtpërdrejt publikimin e listës.

Festa nga Antony dhe të afërmit e tij ishte e madhe, teksa pamjet i ka shpërndarë edhe faqja zyrtare e “Djajve të Kuq”.

Në këtë listë mungon për shkak të lëndimit futbollisti Coutinho që luan te Aston Villa dhe Firminos së Liverpoolit.

Brazili konsiderohet si një nga favoritët për të triumfuar në Kupën e Botës. Ata janë në Grupin G me Zvicrën, Kamerunin dhe Serbinë.

Kupa e Botës në Katar nis më 20 nëntor.

Më poshtë mund të shihni momentin.

When you hear you've made the #FIFAWorldCup squad ❤️🇧🇷

Congratulations to all four of our Brazilian Reds! 👏🏆#MUFC || @Antony00

— Manchester United (@ManUtd) November 7, 2022
AntonyBotëroriBraziliKatar

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s