Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reperi 22-vjeçar e mbron nga “syri i keq” lidhjen me Wanda Nara. Misteri i mesazhit që mori nga Icardit, çfarë thoshte
    ShowSport

    Reperi 22-vjeçar e mbron nga “syri i keq” lidhjen me Wanda Nara. Misteri i mesazhit që mori nga Icardit, çfarë thoshte

    28/10/2022 12:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në Argjentinë nuk flasin për asgjë tjetër. Fundi i marrëdhënies mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit nga njëra anë; si dhe lidhja e supozuar mes showgirl-it dhe reperit L-Gante vazhdon të ndezë revistat dhe emisionet televizive. Këngëtari 22-vjeçar ishte i ftuar në programin “Lam” dhe pyetjeve të prezantuesit për marrëdhënien me ish-partneren e Mauro Icardit i është përgjigjur:

    “Nuk e njihnim njëri-tjetrin, gjithçka filloi kur ajo përmendi një nga këngët e mia, mendoj se kam shkruar edhe në rrjetet sociale. Pastaj u takuam disa ditë me radhë”. Kur u pyet nëse ka ndodhur diçka mes tyre, L-Gante u përgjigj me siklet: “E gjitha është shumë e qetë. I peshoj fjalët sepse nuk dua të më dalë asgjë.

    Nuk dua të them diçka që mund të prishë gjithçka dhe bie në ndonjë kurth. E di që të gjithë duan përgjigje, por lëreni këtë histori të vazhdojë, do t’ju tregoj gjithçka më vonë. Koha ju çon tek njerëzit që ju duan”. Për këdo që insinuon se e gjithë historia është një mashtrim, ai shton: “Kam lexuar se shumë njerëz mendojnë se ne thjesht po bëjmë marketing. Është diçka që nuk e kam bërë kurrë në jetën dhe karrierën time”.

    Më pas reperi iu përgjigj pyetjeve në lidhje me Mauro Icardin dhe mesazhin e supozuar të marrë nga ish-partneri i Wanda Narës: “Nëse më ka shkruar ndonjëherë? Jo, ose më saktë mendoj se më ka dërguar një mesazh, por nuk mund t’ju them se çfarë shkruhej në të, sepse u anulua menjëherë”.

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Carlo Ancelotti është trajner i ri i Brazilit

    12/05/2025 16:27

    Mediat zvicerane: Si u bë Xherdan Shaqiri “Mesia i Baselit” pas zhgënjimit në Evropian

    12/05/2025 13:14

    Shkëlqeu përballë Llapit, Mevlan Zeka shpallet ‘Ylli i Javës’

    12/05/2025 13:03

    Napoli gabon në shtëpi ndaj Genoas, mbetet lider – por nuk ka më vend për gabime  

    11/05/2025 22:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.