Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sot hidhet shorti në Ligën e Kampionëve
    Ballina-2

    Sot hidhet shorti në Ligën e Kampionëve

    07/11/2022 12:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas përfundimit të fazës së grupeve gjatë javës së kaluar.

    Turneu do të rifillojë pas Kupës së Botës, me raundin e 16-të të caktuar për javën e Ditës së Shën Valentinit më 14 shkurt.

    Ndërsa shumë festojnë Ditën e Shën Valentinit, tifozët e futbollit do të festojnë rikthimin e kompeticionit më të fortë evropian. Ky vit sjell mundësinë për të parë Kylian Mbappe dhe PSG në Santiago Bernabeu, transmeton Klankosova.tv.

    Shorti do të hidhet të hënën, më 7 nëntor, me fillim nga 12:00, në Nyon dhe do të marrin pjesë 16 skuadra që kaluan nga faza e grupeve.

    Ky short do të vendosë ndeshjet e fazës së 16-të që do të luhen më 14, 15, 21 dhe 22 shkurt dhe ndeshjet e kthimit më 7, 8, 14 dhe 15 mars.

    Ashtu si në fazën e grupeve, skuadrat nga i njëjti vend nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën.

    Skuadrat e kualifikuara

    Nga 16 skuadrat që kanë kaluar, tetë janë të ndara (fituese të grupit), ndërsa tetë skuadrat e tjera janë ato që kanë përfunduar në vendin e dytë në grup.

    Vazoja e fituesve të grupit përbëhet nga: Napoli, Porto, Bayern Munich, Tottenham, Chelsea, Real Madrid, Manchester City dhe Benfica.

    Në vazon e tjetër: Liverpool, Club Brugge, Inter, Eintracht Frankfurt, AC Milan, RB Leipzig, Borussia Dortmun dhe PSG.

    Skuadrat nga i njëjti vend nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën në fazën e 16-të dhe ndeshjet duhet të zhvillohen në ditë të ndryshme për shkak të të drejtave televizive. Për shembull, Interi dhe Milani nuk mund të luajnë në të njëjtat ditë ndeshjesh.

    TË LIDHURA

    Rapidi po e konsideron kthimin e Rrahmanit

    09/05/2025 17:35

    FSHF-ja e konfirmon polakun Marciniak si gjyqtar të ndeshjes për titull

    09/05/2025 17:32

    Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Leverkuseni në fund të sezonit

    09/05/2025 14:29

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.