Sport Vendor

Ballkani mposhtet dhe eliminohet kokëlartë nga Liga e Konferencës

Ballkani mposhtet dhe eliminohet kokëlartë nga Liga e Konferencës

Ballkani edhe matematikisht i ka humbur gjasat për kualifikim nga faza e grupeve në Ligën e Konferencës. Suharekasit u mposhtën sonte në “Fadil Vokrri” nga Slavia Praga me rezultat minimal 0:1. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 75-të, e që në fund doli të ishte edhe goli i eliminimit për ekipin

Besnik Batusha

Ballkani edhe matematikisht i ka humbur gjasat për kualifikim nga faza e grupeve në Ligën e Konferencës.

Suharekasit u mposhtën sonte në “Fadil Vokrri” nga Slavia Praga me rezultat minimal 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 75-të, e që në fund doli të ishte edhe goli i eliminimit për ekipin kosovar.

Ballkani tentoi deri në fund të shënonte golin e barazimit, i cili do t’ua mbante gjallë sado pak shpresat për kualifikim, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kampioni i Kosovës tani numëron katër pikë në vendin e fundit, tri më pak se Slavia Praga e Cluj që gjenden në pozitat dy dhe tre.

Edhe në rast fitoreje ndaj Cluj javën e ardhshme, Ballkani nuk ka gjasa për kualifikim përkundër që barazohet me pikë me Slavia Pragën, pasi që pësoi humbje në dy ndeshjet direkte ndaj ekipit çek.

Përkundër kësaj, Ballkani tregoi paraqitje dinjitoze në këtë garë, duke shkruar histori për Kosovën.

BallkaniFadil VokrriSlavia

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa

Sport Vendor

Selektori i Izraelit: Barazimi ishte rezultat real

Sport Vendor

Presidentja Shiroka Pula në stadium për ndeshjen Kosovë – Izrael, ky ishte mesazhi i saj për “Dardanët”

Sport Vendor

Vojvoda i dëshpëruar për barazimin ndaj Izraelit