Sport Ndërkombëtar

Befasi në Premierligë, Nottinghami e mposht Liverpoolin

Befasi në Premierligë, Nottinghami e mposht Liverpoolin

Nottingham Forest është përkujdesur për befasinë e javës së 13-të në Premierligë. Skuadra e drejtuar nga Steven Cooper ka shënuar fitore minimale ndaj Liverpoolit, me këta të fundit që vinin pas dy fitoreve radhazi. Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në “City Ground”, u mbyll me rezultatin 1:0. Golin e vetëm dhe të fitores për

Besnik Batusha

Nottingham Forest është përkujdesur për befasinë e javës së 13-të në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Steven Cooper ka shënuar fitore minimale ndaj Liverpoolit, me këta të fundit që vinin pas dy fitoreve radhazi.

Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në “City Ground”, u mbyll me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Taiwo Awoniyi, në minutën e 55-të.

Nottinghami pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe renditet i parafundit në tabelë, me vetëm një pikë më shumë se Leicester City. Por, “Dhelprat” kanë momentalisht një ndeshje më pak.

Kurse, Liverpooli renditet i shtati në tabelë me 16 pikë, me vetëm një pikë më shumë se Brightoni dhe Fulhami, që ende nuk kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj jave.

LiverpoolNottinghami

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s