Sport Ndërkombëtar

Eto’o për Henryn: Nuk ishte niveli im, madje as në nivelin e Anelkas

Eto’o për Henryn: Nuk ishte niveli im, madje as në nivelin e Anelkas

Samuel Eto’o ishte kritik ndaj Thierry Henryt si lojtar. Në një dokumentar të transmetuar nga “Position-P”, ish-sulmuesi kamerunas u pyet për karrierën e Thierry Henry. Në mënyrën e tij, presidenti i Federatës së Kamerunit shfrytëzoi rastin për të shpjeguar se golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Francës nuk ishte më i mirë

Besnik Batusha

Samuel Eto’o ishte kritik ndaj Thierry Henryt si lojtar.

Në një dokumentar të transmetuar nga “Position-P”, ish-sulmuesi kamerunas u pyet për karrierën e Thierry Henry.

Në mënyrën e tij, presidenti i Federatës së Kamerunit shfrytëzoi rastin për të shpjeguar se golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Francës nuk ishte më i mirë se ish-sulmuesi tjetër francez, Nicolas Anelka ,dhe madje më pak se ai. 

“Mendoj se ai nuk ishte as në nivelin e Nicolas Anelka. Thierry Henry ishte i mirë, por unë i njihja lojtarët. Preferoja lojtarë të tjerë. Në çdo rast, ai nuk ishte në nivelin tim. Fati i mirë apo fati i keq që pata, është të mos luajë në Francë. Jo sepse ishin të fortë, por sepse Franca ‘shitet’ më mirë. Na i shitën dhe i sollën në nivelin tonë”, tha Eto’o.

Kujtojmë se Eto’o dhe Henry ishin bashkëlojtarë te Barcelona. 

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s