Guardiola: Haaland është i jashtëzakonshëm, por nuk është Messi

Erling Haaland është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin, ku norvegjezi po mahnit me shifrat e tij të golave të shënuar. Sulmuesi i Manchester City, në 15 ndeshje ka shënuar në total 22 gola dhe ka asistuar 3 herë, shifra të pabesueshme. Pas ndeeshjes së djeshme, Guardiola është pyetur nga
Erling Haaland është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin, ku norvegjezi po mahnit me shifrat e tij të golave të shënuar.
Sulmuesi i Manchester City, në 15 ndeshje ka shënuar në total 22 gola dhe ka asistuar 3 herë, shifra të pabesueshme.
Pas ndeeshjes së djeshme, Guardiola është pyetur nga gazetarët nëse Haaland është sulmuesi më i kompletuar që ka stërvitur ndonjëherë.
“Haaland është i jashtëzakonshëm, padyshim një nga më të mirët momentalisht. Shifrat e tij janë të frikshme dhe nëse vazhdon me këto ritme, ai ka për të lënë gjurmë në këtë sport. A është sulmuesi më i mirë që kam stërvitur ndonjëherë? Po Messi?”, është shrpehur Guardiola duke nënkuptuar se argjentinasi është sulmuesi më i mirë që ai ka stërvitur ndonjëherë.



