Sport Ndërkombëtar

Haalandi ka pagë javore mbi një milion euro te City

Haalandi ka pagë javore mbi një milion euro te City

Sulmuesi Erling Haaland merr pagë javore pak më shumë se një milionë euro te skuadra e Manchester Cityt, ka zbuluar “Sportsmail” të enjten. Superylli norvegjez, i cili iu bashkua Cityt para fillimit të këtij edicioni, me këtë pagë është dukshëm futbollisti më i paguar në Angli. Mësohet se 22-vjeçari merr pagë bazike në linjë me

Besnik Batusha

Sulmuesi Erling Haaland merr pagë javore pak më shumë se një milionë euro te skuadra e Manchester Cityt, ka zbuluar “Sportsmail” të enjten. Superylli norvegjez, i cili iu bashkua Cityt para fillimit të këtij edicioni, me këtë pagë është dukshëm futbollisti më i paguar në Angli.

Mësohet se 22-vjeçari merr pagë bazike në linjë me lojtarët tjerë më të paguar të Cityt, por bonuset e shumta që i ka të përfshira në kontratë, i mundësojnë atij të marrë rreth 900 mijë funte në javë.

E kushtet e ofruara nga City janë edhe arsyeja që Haaland refuzoi të gjitha ekipet tjera për t’iu bashkuar kampionit të Anglisë, te i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë. Ai ka shënuar 19 gola në 12 paraqitje në të gjitha garat deri më tani për skuadrën e trajnerit Pep Guardiola.

CityHaalandiNorvegjezi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s