Idrizi: Nuk funksionoi asgjë te Trepça ’89

Trepça ’89 nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv nga udhëtimi në Malishevë. Përkundër se 45 minutat e para përfunduan baras 0-0, në pjesën e dytë Malisheva i mposhti me rezultat të thellë 4-0. Mysafirët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dhe rezultati është tregues se sa dobët luajtën në këtë sfidë.
Trepça ’89 nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv nga udhëtimi në Malishevë.
Përkundër se 45 minutat e para përfunduan baras 0-0, në pjesën e dytë Malisheva i mposhti me rezultat të thellë 4-0.
Mysafirët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dhe rezultati është tregues se sa dobët luajtën në këtë sfidë.
Trajneri mitrovicas, Shpëtim Idrizi ka thënë pas ndeshjes se ka mbetur i zhgënjyer pasi asgjë nuk funksionoi në këtë sfidë.

“Të them të drejtën jo vetëm mbrojtja, por nuk funksionoi asgjë. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar dhe ishim pak më mirë se Malisheva”.
“Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Nuk shfrytëzuam një mundësi që kishim me Gashin dhe më pas asgjë nuk shkoi mirë për ne”.
“Në pjesën e dytë lojtarët ishin të papërgjegjshëm. Malisheva ka lojtarë me eksperiencë dhe shfrytëzuan rastet”, deklaroi Idrizi. /Telegrafi/



