Sport Vendor

Liria përforcohet zyrtarisht me një futbollist afrikan

Liria përforcohet zyrtarisht me një futbollist afrikan

Liria e Prizrenit ka transferuar futbollistin nga Namibia, Petrus Megameno. Afrikani luan si mbrojtës i majtë, por edhe mesfushor i majtë. Futbollisti pasi ka kryer testet mjekësore ka thënë se përshtypjet e para janë impresive. “Më ka folur për ekipin dhe futbollin këtu, bashkëvendasi im Prins Tijueza, që po shkëlqen këtu e që jam i

Besnik Batusha

Liria e Prizrenit ka transferuar futbollistin nga Namibia, Petrus Megameno.

Afrikani luan si mbrojtës i majtë, por edhe mesfushor i majtë.

Futbollisti pasi ka kryer testet mjekësore ka thënë se përshtypjet e para janë impresive.

“Më ka folur për ekipin dhe futbollin këtu, bashkëvendasi im Prins Tijueza, që po shkëlqen këtu e që jam i lumtur që do jeni bashkë. Shpresoj që të arrij objektivat me Lirinë”, tha Megameno pas arritjes së marrëveshjes për faqen zyrtare të klubit.

Ai menjëherë pas arritjes së marrëveshjes ka nisur stërvitjen me prizrenasit.

Kujtojmë se Liria bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

LiriaLiria e PrizrenitPetrus Megameno

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Agim Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e fair-play

Sport Vendor

Juventusi po e konsideron shitjen e Zhegrovës

Sport Vendor

“Dardanët” të përkushtuar për fitore ndaj Izraelit

Sport Vendor

Lutfi Dalipi viziton bashkëlojtarët te Kosova