Sport Ndërkombëtar

Pulishiq arrin marrëveshje me Newcastlen

Pulishiq arrin marrëveshje me Newcastlen

Mesfushori Christian Pulishiq prej vitit të ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Newcastle Unitedit. “The Sun” ka raportuar të enjten se Pulishiqi tashmë ka arritur marrëveshje personale me Newcastlen, që po negocion me Chelsean për lirimin e tij. Pulishiqi thuhet se është pajtuar t’i bashkohet Newcastlet në afatin kalimtar të janarit për shkak

Besnik Batusha

Mesfushori Christian Pulishiq prej vitit të ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Newcastle Unitedit. “The Sun” ka raportuar të enjten se Pulishiqi tashmë ka arritur marrëveshje personale me Newcastlen, që po negocion me Chelsean për lirimin e tij.

Pulishiqi thuhet se është pajtuar t’i bashkohet Newcastlet në afatin kalimtar të janarit për shkak se nuk po ka hapësirë të mjaftueshme te Chelsea këtë edicion.

Për kartonin e tij, Newcastle pritet të paguajë rreth 40 milionë euro dëmshpërblim.

24-vjeçari ka një gol e një asistim në të gjitha garat këtë edicion, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2024.

ChelseaNewcastlePulishiq

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s