Sport Ndërkombëtar

Ronaldo vjen me një tjetër reagim pak orë para ndeshjes Chelsea – Man United, për të cilën ai u përjashtua

Ronaldo vjen me një tjetër reagim pak orë para ndeshjes Chelsea – Man United, për të cilën ai u përjashtua

Cristiano Ronaldo u ka dhënë përkrahje bashkëlojtarëve të tij para ndeshjes së sotme, kundër Chelseat. Portugezi u përjashtua nga aktivitetet e ekipit të parë të enjten, pasi ai një ditë më herët refuzoi që të inkuadrohej si zëvendësues në minutën e 87-të në ndeshjen kundër Tottenhamit. Erik ten Hag pastaj e mori vendimin për suspendimin

Besnik Batusha

Cristiano Ronaldo u ka dhënë përkrahje bashkëlojtarëve të tij para ndeshjes së sotme, kundër Chelseat.

Portugezi u përjashtua nga aktivitetet e ekipit të parë të enjten, pasi ai një ditë më herët refuzoi që të inkuadrohej si zëvendësues në minutën e 87-të në ndeshjen kundër Tottenhamit.

Erik ten Hag pastaj e mori vendimin për suspendimin e Ronaldos, vendim që u mbështet edhe nga drejtuesit e klubit.

Kësisoj, 37-vjeçari nuk është i grumbulluar për ndeshjen ndaj Chelseat, që zhvillohet nga ora 18:30 në “Stamford Bridge”.

Megjithatë, bashkëlojtarët kanë marrë përkrahje nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Le të shkojmë Manchester United”, ka shkruar Ronaldo në një foto të publikuar në “Instagram”,  në të cilën shihet ai dhe disa shokë të skuadrës.

RonaldoUnited

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s