Sport Ndërkombëtar

Tragjedia familjare, Insigne prek me fjalët e tij: Vajza, gjithmonë në zemrat tona

Tragjedia familjare, Insigne prek me fjalët e tij: Vajza, gjithmonë në zemrat tona

Humbja e një fëmijë është dhimbja më e madhe që mund të provojë një prind. Lorenzo Insigne dhe Genny Dorone humbën në mesin e shtatorit vajzën e tyre në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Një tragjedi e papritur dhe dhimbje e papërballueshme për 31-vjeçarin, i cili në verë i dha fund aventurës me ekipin e

Besnik Batusha

Humbja e një fëmijë është dhimbja më e madhe që mund të provojë një prind. Lorenzo Insigne dhe Genny Dorone humbën në mesin e shtatorit vajzën e tyre në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Një tragjedi e papritur dhe dhimbje e papërballueshme për 31-vjeçarin, i cili në verë i dha fund aventurës me ekipin e zemrës, Napolin, dhe zgjodhi të vijonte karrierën në MLS te Toronto.

Sulmuesi i majtë ka thyer heshtjen duke treguar rreth vështirësive të mëdha që ai dhe bashkëshortja kanë hasur gjatë kësaj periudhe.

“Javët e fundit më është dashur të përballem me probleme personale, por ndoshta jo të gjithë i dinë arsyet. Po ju sqaroj të gjithëve: unë dhe gruaja ime kemi humbur një vajzë, e cila do të jetë gjithmonë në zemrat tona.

E kam tmerrësisht të vështirë të flas në lidhje me këtë temë. Kemi dy fëmijë dhe falë tyre do të përpiqemi të ecim përpara”, deklaroi ish-kapiteni i Napolit, i cili fitoi Euro 2020 me kombëtaren e Italisë vitin e kaluar.

Insigne

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s