Sport Ndërkombëtar

Zbulohet rroga e re e majme e Rrahmanit në Napoli pasi ta nënshkruajë kontratën e re

Zbulohet rroga e re e majme e Rrahmanit në Napoli pasi ta nënshkruajë kontratën e re

Amir Rrahmani do t’i mbetet besnik Napolit edhe për një kohë të gjatë. Qendërmbrojtësi kosovar po shkëlqen në fanellën e klubit italian, ku është bërë njëri prej liderëve të ekipit. Dhe, mediat italiane kanë zbuluar se përfaqësuesi kosovar shumë shpejt do ta vazhdojë kontratën me “Azzurri”. “Napoli do ta vazhdojë kontratën me Rrahmanin e Lobotkan,

Besnik Batusha

Amir Rrahmani do t’i mbetet besnik Napolit edhe për një kohë të gjatë.

Qendërmbrojtësi kosovar po shkëlqen në fanellën e klubit italian, ku është bërë njëri prej liderëve të ekipit.

Dhe, mediat italiane kanë zbuluar se përfaqësuesi kosovar shumë shpejt do ta vazhdojë kontratën me “Azzurri”.

“Napoli do ta vazhdojë kontratën me Rrahmanin e Lobotkan, ja ku jemi. Ka marrëveshje totale për të dy. Në muajin nëntor do të arrijnë nënshkrimet e tyre. Rrahmani mund të paguhet rreth 2,5 milionë euro në vit me kontratën e re. Napoli është duke i ‘blinduar’ yjet e tij”, ka thënë për “Radio Punto Nuovo”, gazetari sportiv italian i “La Gazzetta dello Sport”, Nicolo Schira.

Rrahmani aktualisht është i lënduar dhe ky vit mund të ketë marrë fund për të.

Por, ai synon të rikthehet fuqishëm në vitin 2023, për ta ndihmuar ekipin napolitan drejt sukseseve të reja.

Aktualisht, Napoli prin në Serie A dhe në grupin e tij në Ligën e Kampionëve.

Rrahmani është njëri prej pikave kyçe të ekipit të Luciano Spallettit.

Amir RrahmaniNapoli

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s