Sport Ndërkombëtar

Lot dhe emocione në “Camp Nou”, Pique e mbyll karrierën me fitore

Lot dhe emocione në “Camp Nou”, Pique e mbyll karrierën me fitore

Barcelona fitoi 2-0 ndaj Almerias, sukses që ka ngjitur ekipin e Xavit përkohësisht në krye të La Liga-s. Ousmane Dembele (eurogol) dhe Frenkie De Jong realizuan golat e fitores për katalanasit në minutat 48’ dhe 62’, teksa Robert Lewandowski humbi një penallti në minutën e shtatë. Gerard Pique zbriti për herë të fundit në “Camp

Besnik Batusha

Barcelona fitoi 2-0 ndaj Almerias, sukses që ka ngjitur ekipin e Xavit përkohësisht në krye të La Liga-s. Ousmane Dembele (eurogol) dhe Frenkie De Jong realizuan golat e fitores për katalanasit në minutat 48’ dhe 62’, teksa Robert Lewandowski humbi një penallti në minutën e shtatë.

Gerard Pique zbriti për herë të fundit në “Camp Nou” me fanellën e Barcelonës. Sfida nisi me emocione të shumta, shokët kishin veshur të gjithë fanellat me emrin e tij, teksa 35-vjeçari, i cili ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv, ishte i shoqëruar nga djemtë e tij.

Tifozët shpërthyen në kore mbështetëse ndaj qendërmbrojtësit spanjoll, i cili fitoi 30 trofe gjatë 14 viteve që luajti me Barcelonën e tij të dashur. Pique nuk i mbajti lotët në minutën e 85’ kur u zëvendësua, moment që përloti të gjithë të pranishmit në “Camp Nou”.

BarcelonaPique

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s