Sport Ndërkombëtar

Futbollisti shqiptar refuzon Shqipërinë: Dua të luaj për Greqinë!

Futbollisti shqiptar refuzon Shqipërinë: Dua të luaj për Greqinë!

Andreas Ndoji zgjedh përfundimisht Greqinë, duke refuzuar zyrtarisht Kombëtaren shqiptare. Djaloshi shqiptar është një nga talentet e shumta të piketuara nga stafet e ekipeve zinxhirë në Kombëtaren kuqezi. Mesfushori shkodran është kthyer të bëjë protagonistin tek ekipi i tij Olimpiakosit, madje duke zbritur si titullar në dy ndeshje të Europa League. Me paraqitjet e tij,

Besnik Batusha

Andreas Ndoji zgjedh përfundimisht Greqinë, duke refuzuar zyrtarisht Kombëtaren shqiptare. Djaloshi shqiptar është një nga talentet e shumta të piketuara nga stafet e ekipeve zinxhirë në Kombëtaren kuqezi.

Mesfushori shkodran është kthyer të bëjë protagonistin tek ekipi i tij Olimpiakosit, madje duke zbritur si titullar në dy ndeshje të Europa League.

Me paraqitjet e tij, mesfushori 19-vjeçar tërhoqi edhe vëmendjen e trajnerit Edy Reja, i cili vendosi ta grumbullojë për dy miqësoret në muajin nëntor kundër Italisë dhe Armenisë.

Ndryshe nga se pritej, sipas “BalkanWeb”, Ndoj ka refuzuar në mënyrë të prerë ftesën e bërë nga tekniku italian, duke kërkuar të lirohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Me anë të një e-mail dërguar drejtorit të ekipeve kombëtare, Dritan Babamusta, dhe menaxherit te Kombëtares U-21, Denis Lilo, Ndoji ka bërë të qartë se dëshira e tij është të vazhdojë me federatën greke.

Kujtojmë që vetëm pak kohë me parë, Ndoj ishte pjesë e përfaqësueses U-21, në dy ndeshjet kundër Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. Më herët ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-17.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Mane do të largohet nga Al-Nassri

Sport Ndërkombëtar

Gruda shënon në Beograd, Gjermania fiton ndaj Serbisë

Sport Ndërkombëtar

Holanda e “shkatërron” Greqinë, fiton 7:0

Sport Ndërkombëtar

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare