Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Zvicrës: Ardon Jashari brohoriti nga gëzimi pasi e kuptoi që e ftova për Botëror

Trajneri i Zvicrës: Ardon Jashari brohoriti nga gëzimi pasi e kuptoi që e ftova për Botëror

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin i ka zbuluar momentet kur ia kumtoi Ardon Jasharit se do ta ftojë për Botërorin e Katarit. 20 vjeçari u përfshi në listën prej 26 futbollistëve “Helvetikë”, ndërsa është shqiptari i tretë që ftohet, krahas Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës. Trajneri zviceran thotë se futbollisti shqiptar nga Kumanova e meritoi

Besnik Batusha

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin i ka zbuluar momentet kur ia kumtoi Ardon Jasharit se do ta ftojë për Botërorin e Katarit.

20 vjeçari u përfshi në listën prej 26 futbollistëve “Helvetikë”, ndërsa është shqiptari i tretë që ftohet, krahas Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës.

Trajneri zviceran thotë se futbollisti shqiptar nga Kumanova e meritoi ftesën pas paraqitjeve të këtij sezoni, ndërsa e sheh atë si të ardhme të kësaj Kombëtareje.

“Jashari e fitoi vendin në Kombëtare falë paraqitjeve të tij. Në fillim ishte i qetë, por më pas pati brohoritje”, ka treguar Yakin në konferencë për shtyp sot.

Jashari kishte kontakte me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, por futbollisti nga Maqedonia e Veriut në fund vendosi për Zvicrën. /Gazeta Express/

Ardon JashariBoteroriKosovaZvicra

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s