Sport Vendor

Baton Zabërgja ftohet nga Kosova

Baton Zabërgja ftohet nga Kosova

Sulmuesi i Dinamos së Tiranës, Baton Zabërgja, është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës në futboll për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve. Lajmin e ka bërë të ditur të premten në mbrëmje skuadra e Dinamos së Tiranës. “Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve në datat

Besnik Batusha

Sulmuesi i Dinamos së Tiranës, Baton Zabërgja, është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës në futboll për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve. Lajmin e ka bërë të ditur të premten në mbrëmje skuadra e Dinamos së Tiranës. 

“Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve në datat 15 dhe 18 Nëntor, përkatësisht kundër Rumanisë dhe Lituanisë. Sulmuesi ynë do të jetë pjesë e listës së përzgjedhur nga trajneri Franco Foda për këto dy ndeshje”, ka shkruar Dinamo e Tiranës në rrjetet sociale.

Për Zabërgjën kjo është hera e parë që ftohet te Kosova. Më herët ka luajtur edhe për Përfaqësuesen U21 të Kosovës. 

Zabërgja është pjesë e Dinamos së Tiranës nga viti 2023. Ai u transferua si futbollist i lirë nga Gjilani. 

Këtë edicion në Superioren e Shqipërisë në 12 ndeshje të luajtura ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.

Baton ZabërgjaFFKKosova

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa

Sport Vendor

Selektori i Izraelit: Barazimi ishte rezultat real

Sport Vendor

Presidentja Shiroka Pula në stadium për ndeshjen Kosovë – Izrael, ky ishte mesazhi i saj për “Dardanët”

Sport Vendor

Vojvoda i dëshpëruar për barazimin ndaj Izraelit