Sporte Tjera

Caktohen dënimet për rrahjen e Nurmagomedovit me Dvalishvilin

Caktohen dënimet për rrahjen e Nurmagomedovit me Dvalishvilin

Tetë persona janë dënuar me burg pas sulmit të Usman Nurmagomedovit ndaj Merab Dvalishvilit në një hotel në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gazeta Sport

Tetë persona janë dënuar me burg pas sulmit të Usman Nurmagomedovit ndaj Merab Dvalishvilit në një hotel në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rrahja mes luftëtarëve të njohur ka bërë bujë të pabesueshme, ndërsa ndodhi pasi Nurmagomedovi e sulmoi Merabin. Merab Dvalishvili dhe shoku i tij, Saba Lazishvili janë përleshur me një grup dukshëm më të madh të Nurmagomedovit.

Të gjithë të përfshirët u ndaluan nga autoritetet. Gjashtë prej tyre, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur, u dënuan me gjashtë muaj burgim për prishje të sigurisë publike, shkaktim paniku dhe rrezikim të jetës.

Përveç kësaj, secili prej tyre u gjobit me 80 mijë dollarë dhe të gjithë do të dëbohen nga Emiratet pasi të kryejnë dënimin, shkruan “mmafighting.com”.

Dy personat që filmuan përleshjen u dënuan po ashtu me gjashtë muaj burgim dhe me gjobë.

Dvalishvili është liruar nga paraburgimi, u njoftua të premten.

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Zbulohet pse dështoi takimi në Athinë për “Prishtina 2030”(Letra)

Sporte Tjera

Akili me super-Ippon, fiton të bronztën në Zagreb

Sporte Tjera

Flaka mposht medalisten botërore

Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi