Sport Vendor

Suspendohet për katër ndeshje trajneri kosovar që mban “ligjërata” në TV për sjellje korrekte

Suspendohet për katër ndeshje trajneri kosovar që mban “ligjërata” në TV për sjellje korrekte

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në njoftimin e fundit të saj për Vendimet e Komisionit Disiplinor (KD) lidhur me ndeshjet e fundjavës në Ligë të Parë të Kosovës ka bërë të ditur se trajneri i Vjosës është dënuar me mosushtrim të detyrës për katër ndeshje të radhës organizuar nga FFK. Sipas njoftimit, trajneri Erdin

Besnik Batusha

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në njoftimin e fundit të saj për Vendimet e Komisionit Disiplinor (KD) lidhur me ndeshjet e fundjavës në Ligë të Parë të Kosovës ka bërë të ditur se trajneri i Vjosës është dënuar me mosushtrim të detyrës për katër ndeshje të radhës organizuar nga FFK.

Sipas njoftimit, trajneri Erdin Hashani pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë në fushën e lojës dhe ka vrapuar në drejtim të gjyqtarit kryesor duke e ofenduar dhe sharë në baza familjare. Edhe pas ndëshkimit me karton të kuq, ai ka vazhduar kështu.

Vjosa u mposht nga Kika në xhiron e nëntë të Ligës së Parë Grupi B me rezultat 2-1 si mysafir.

Ndërsa mëposhtë po i sjellim njoftimin e plotë të FFK-së lidhur me rastin.

“Kryetrajnerit të KF ”Vjosa”, Erdin Hashani UEFA B 01166. Pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë në fushën e lojës, ka vrapuar në drejtim të gjyqtarit kryesor, duke e ofenduar dhe sharë në baza familjare. Edhe pas ndëshkimit me karton të kuq, i njëjti ka vazhduar me ofendime të rënda ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raporteve të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Kika – Vjosa. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 4 (katër) ndeshje sipas radhës të organizuara nga FFK,” – ka shkruar në Vendimin e KD-së.

Erdin HashaniFFKligjërata

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa

Sport Vendor

Selektori i Izraelit: Barazimi ishte rezultat real

Sport Vendor

Presidentja Shiroka Pula në stadium për ndeshjen Kosovë – Izrael, ky ishte mesazhi i saj për “Dardanët”

Sport Vendor

Vojvoda i dëshpëruar për barazimin ndaj Izraelit