Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tragjedia familjare, Insigne prek me fjalët e tij: Vajza, gjithmonë në zemrat tona
    Futboll ndërkombëtar

    Tragjedia familjare, Insigne prek me fjalët e tij: Vajza, gjithmonë në zemrat tona

    13/10/2022 17:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Humbja e një fëmijë është dhimbja më e madhe që mund të provojë një prind. Lorenzo Insigne dhe Genny Dorone humbën në mesin e shtatorit vajzën e tyre në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

    Një tragjedi e papritur dhe dhimbje e papërballueshme për 31-vjeçarin, i cili në verë i dha fund aventurës me ekipin e zemrës, Napolin, dhe zgjodhi të vijonte karrierën në MLS te Toronto.

    Sulmuesi i majtë ka thyer heshtjen duke treguar rreth vështirësive të mëdha që ai dhe bashkëshortja kanë hasur gjatë kësaj periudhe.

    “Javët e fundit më është dashur të përballem me probleme personale, por ndoshta jo të gjithë i dinë arsyet. Po ju sqaroj të gjithëve: unë dhe gruaja ime kemi humbur një vajzë, e cila do të jetë gjithmonë në zemrat tona.

    E kam tmerrësisht të vështirë të flas në lidhje me këtë temë. Kemi dy fëmijë dhe falë tyre do të përpiqemi të ecim përpara”, deklaroi ish-kapiteni i Napolit, i cili fitoi Euro 2020 me kombëtaren e Italisë vitin e kaluar.

    TË LIDHURA

    Ronaldo drejt shifrës së pabesueshme

    21/01/2026 20:55

    Lojtarët e Cityt me vendim të çuditshëm pas disfatës nga Bodo/Glimti

    21/01/2026 19:44

    Federata e Futbollit bëri ndarjen e stemave të FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vitin 2026

    21/01/2026 19:35

    Rinor Grajqevci emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Sigal Prishtinës

    21/01/2026 19:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.