Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri i Zvicrës: Ardon Jashari brohoriti nga gëzimi pasi e kuptoi që e ftova për Botëror
    Futboll ndërkombëtar

    Trajneri i Zvicrës: Ardon Jashari brohoriti nga gëzimi pasi e kuptoi që e ftova për Botëror

    09/11/2022 16:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Selektori i Zvicrës, Murat Yakin i ka zbuluar momentet kur ia kumtoi Ardon Jasharit se do ta ftojë për Botërorin e Katarit.

    20 vjeçari u përfshi në listën prej 26 futbollistëve “Helvetikë”, ndërsa është shqiptari i tretë që ftohet, krahas Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës.

    Trajneri zviceran thotë se futbollisti shqiptar nga Kumanova e meritoi ftesën pas paraqitjeve të këtij sezoni, ndërsa e sheh atë si të ardhme të kësaj Kombëtareje.

    “Jashari e fitoi vendin në Kombëtare falë paraqitjeve të tij. Në fillim ishte i qetë, por më pas pati brohoritje”, ka treguar Yakin në konferencë për shtyp sot.

    Jashari kishte kontakte me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, por futbollisti nga Maqedonia e Veriut në fund vendosi për Zvicrën. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standardet e dyfishta ndaj kosovarëve në Zvicër

    18/07/2025 19:14

    Mësohet sa do të mungojë Emërllahu

    18/07/2025 18:02

    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

    18/07/2025 17:49

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.