Sport Vendor

U lëndua në qershor, futbollisti i Kosovës viziton Ademin dhe ka një falënderim për të

U lëndua në qershor, futbollisti i Kosovës viziton Ademin dhe ka një falënderim për të

Futbollisti me prejardhje nga Gjakova, Kreshnik Krasniqi, ka vizituar sot presidentin e FFK-së, Agim Ademi. Talenti kosovar, i cili është lindur dhe rritur në Norvegji, e që njëherësh veprimtarinë prej futbollisti e zhvillon në Superligën norvegjeze tek klubi Stromsgodset, këto ditë ndodhet në Kosovë për pushime. Gjatë vizitës që i bëri shtëpisë së futbollit kosovar,

Besnik Batusha

Futbollisti me prejardhje nga Gjakova, Kreshnik Krasniqi, ka vizituar sot presidentin e FFK-së, Agim Ademi.

Talenti kosovar, i cili është lindur dhe rritur në Norvegji, e që njëherësh veprimtarinë prej futbollisti e zhvillon në Superligën norvegjeze tek klubi Stromsgodset, këto ditë ndodhet në Kosovë për pushime.

Gjatë vizitës që i bëri shtëpisë së futbollit kosovar, Krasniqi e falënderoi të parin e FFK-së për përkujdesjen e shtuar ndaj tij pas lëndimit.

Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi futbollistin dardan për vizitën dhe uroi që ai sa më shpejtë të rikthehet në formën e tij dhe të performojë me fanellën e Kosovës ashtu siç ka bërë deri tani.

Kujtojmë që futbollisti i Kombëtares U21, kishte pësuar lëndim në ndeshjen e tij të fundit me këtë grupmoshë ndaj Armenisë në udhëtim në muajin qershor të këtij viti.

Agim AdemiFFKKreshnik Krasniqi

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa

Sport Vendor

Selektori i Izraelit: Barazimi ishte rezultat real

Sport Vendor

Presidentja Shiroka Pula në stadium për ndeshjen Kosovë – Izrael, ky ishte mesazhi i saj për “Dardanët”

Sport Vendor

Vojvoda i dëshpëruar për barazimin ndaj Izraelit