Sport Vendor

Zekirija Ramadani lë pas helmimin, rikthehet në stërvitje te Gjilani (Foto)

Zekirija Ramadani lë pas helmimin, rikthehet në stërvitje te Gjilani (Foto)

Trajneri Zekirija Ramadani është rikthyer në seancën stërvitore te Gjilani, pas një gjendje jo të mirë shëndetësore ditëve të fundit. Ramadani nuk kishte mundur të udhëheq ekipin gjilanas në seancën stërvitore të datës 22 Tetor dhe ka munguar në ndeshjen kampionale ndaj Trepçës ’89, për shkak të një helmimi, siç është konstatuar nga analizat mjekësore,

Besnik Batusha

Trajneri Zekirija Ramadani është rikthyer në seancën stërvitore te Gjilani, pas një gjendje jo të mirë shëndetësore ditëve të fundit.

Ramadani nuk kishte mundur të udhëheq ekipin gjilanas në seancën stërvitore të datës 22 Tetor dhe ka munguar në ndeshjen kampionale ndaj Trepçës ’89, për shkak të një helmimi, siç është konstatuar nga analizat mjekësore, bëri të ditur klubi “kuqebardhë” një ditë më parë.

Ramadani pas disa ditësh mungesë, i është rikthyer fushës së blertë në stërvitje te Gjilani duke e përgatitur skuadrën për ndeshjen e radhës.

Demokracia.com ka siguruar edhe pamje nga stërvitja e Gjilanit e ku Ramadani shihet së bashku me lojtarët në fushën e stadiumit ndihmës në Gjilan.

Gjilani pas 13 ndeshjeve të zhvilluara ka grumbulluar 19 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt.

“Kuqebardhët” të dielën vizitojnë Klinën për t’u ndeshur me Dukagjinin në stadiumin “18 Qershori”.

GjilanZekirija Ramadani

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa

Sport Vendor

Selektori i Izraelit: Barazimi ishte rezultat real

Sport Vendor

Presidentja Shiroka Pula në stadium për ndeshjen Kosovë – Izrael, ky ishte mesazhi i saj për “Dardanët”

Sport Vendor

Vojvoda i dëshpëruar për barazimin ndaj Izraelit