Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fazliu në finale të Evropianit U23 në xhudo, Muminoviq lufton për të bronztën
    Ballina-1

    Fazliu në finale të Evropianit U23 në xhudo, Muminoviq lufton për të bronztën

    28/10/2022 15:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Xhudistja Laura Fazliu ka arritur në finale të Kampionatit Evropian U23 që po mbahet në Sarajevë, ndërsa Erza Muminoviq është në garë për medaljen e bronztë.

    Fazliu që garon në kategorinë deri 63 kg, në finale takohet me gjermanen Annabelle Winzig. Ajo në finale arriti pas tri fitoreve, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.

    Në raundin e dytë mposhti me Ippon garuesen lituaneze, Aida Vasiliauskaite. Në çerekfinale, po ashtu me Ippon triumfojë ndaj italianes Flavia Favorini.

    Në gjysmëfinale, ishte me e mirë se Brigitta Varga nga Hungaria.  Edhe Muminoviq në kategorinë deri 52 kg, kaloi pa luftë raundin e parë.

    Në raundin e dytë fitoj me Wazaari kundër garueses Marina Castello Diez, përpara se të mposhtet në çerekfinale nga Roza Gyertyas.

    Pas humbjes, Muminoviq në repesazh mpshti me Ippon garuesen nga Zvicrra, Manon Monnard.Ndërsa, për të bronztën ndeshet me gjermanen, Annika Wurfel.


    TË LIDHURA

    Ndërron jetë presidenti i klubit të njohur të Serie A

    17/01/2026 12:03

    Barcelona “skauton” Kosovën: Ron Raçi mes opsioneve për gjigantin katalunas

    16/01/2026 21:03

    Ramadani tregon pse kanë preferuar Celjen e jo Alkmaarin

    16/01/2026 18:56

    Ndeshja e veçantë e Avdylit ndaj Dritës në Ligën e Konferencës

    16/01/2026 18:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.