Sporte Tjera

Në Serbi tërbohen pasi tifozët e Vëllaznimit shfaqën mesazhin “Mitrovica është Shqipëri”

Në Serbi tërbohen pasi tifozët e Vëllaznimit shfaqën mesazhin “Mitrovica është Shqipëri”

Tifogrupi i Vëllaznimit të Gjakovës “Kuqezinjtë e Jakovës” e kanë djegur flamurin serb para ndeshjes kampionale kundër Trepçës të dielën mbrëma, duke e shfaqur edhe një mesazh për Mitrovicën. Grupi i tifozëve nga Gjakova kanë shfaqur mesazhin: “Të gatshëm për Veri, Mitrovica është Shqipëri”. Në disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale, shihet flamuri serb

Besnik Batusha

Tifogrupi i Vëllaznimit të Gjakovës “Kuqezinjtë e Jakovës” e kanë djegur flamurin serb para ndeshjes kampionale kundër Trepçës të dielën mbrëma, duke e shfaqur edhe një mesazh për Mitrovicën.

Grupi i tifozëve nga Gjakova kanë shfaqur mesazhin: “Të gatshëm për Veri, Mitrovica është Shqipëri”.

Në disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale, shihet flamuri serb i përdhosur pasi u dogj.

Mediumi i madh serb “Telegraf.rs” e ka quajtur skandal mesazhin e tifozerisë gjakovare.

“Skandal në Kosovë: Në një ndeshje basketbolli është djegur flamuri i Serbisë bashkë me pankartën “Mitrovica është Shqipëri”, thuhet në titullin e artikullit të mediumit nacionalist serb.

Vëllaznimi në fund triumfoi 75:72 kundër Trepçës në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

BasketbollKosovaSerbiaShqiperiaVëllaznimi

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Zbulohet pse dështoi takimi në Athinë për “Prishtina 2030”(Letra)

Sporte Tjera

Akili me super-Ippon, fiton të bronztën në Zagreb

Sporte Tjera

Caktohen dënimet për rrahjen e Nurmagomedovit me Dvalishvilin

Sporte Tjera

Flaka mposht medalisten botërore