Sporte Tjera

Çfarë kafshe babai – trajner… E bëri për spital të bijën gjatë stërvitjes në Beograd (Video)

Çfarë kafshe babai – trajner… E bëri për spital të bijën gjatë stërvitjes në Beograd (Video)

Një episod i ri dhune në botën e sportit, që përfshin trajnerët. Serbi Igor Juriq, aktivist kundër abuzimit të fëmijëve, xhiroi një video, duke denoncuar përmes saj me fakte dhunën e ushtruar ndaj një tenisteje të re kineze. Ajo u sulmua dhe u rrah nga babai i saj trajner gjatë një seance stërvitore. Episodi ka

Besnik Batusha

Një episod i ri dhune në botën e sportit, që përfshin trajnerët. Serbi Igor Juriq, aktivist kundër abuzimit të fëmijëve, xhiroi një video, duke denoncuar përmes saj me fakte dhunën e ushtruar ndaj një tenisteje të re kineze.

Ajo u sulmua dhe u rrah nga babai i saj trajner gjatë një seance stërvitore. Episodi ka ndodhur pak ditë më parë brenda një qendre sportive në Beograd, ku tenistja e re ishte e angazhuar në një seancë pune me babain e saj. Në pamje shohim një person, i identifikuar më vonë si babai, i cili godet tenisten e re. Ai e godet vajzën me shkelma dhe më pas e kap nga flokët, duke e plandosur në tokë.

Çmenduria e tij vazhdon, teksa e godet të bijën në mënyrë agresive dhe të pakuptimtë edhe pasi e ka shtrirë përtokë. Igor Juriq pretendon se e ka identifikuar çiftin në fjalë, duke e raportuar rastin në organet e ligjit. Prokurori i Beogradit ka lëshuar një urdhër arresti ndaj babait të vajzës. /Gazeta Sport/

Još jedno brutalno nasilje oca nad ćerkom. Dobio sam informaciju da je u pitanju porodica koja dolazi iz Kine. Podnećemo krivičnu prijavu i protiv ovog monstruma. pic.twitter.com/CrU7g0JcwU

— Igor Jurić (@lojzija) October 28, 2022
BeogradkafsheSpitalTenis

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Zbulohet pse dështoi takimi në Athinë për “Prishtina 2030”(Letra)

Sporte Tjera

Akili me super-Ippon, fiton të bronztën në Zagreb

Sporte Tjera

Caktohen dënimet për rrahjen e Nurmagomedovit me Dvalishvilin

Sporte Tjera

Flaka mposht medalisten botërore