Sporte Tjera

Fazliu në finale të Evropianit U23 në xhudo, Muminoviq lufton për të bronztën

Fazliu në finale të Evropianit U23 në xhudo, Muminoviq lufton për të bronztën

Xhudistja Laura Fazliu ka arritur në finale të Kampionatit Evropian U23 që po mbahet në Sarajevë, ndërsa Erza Muminoviq është në garë për medaljen e bronztë. Fazliu që garon në kategorinë deri 63 kg, në finale takohet me gjermanen Annabelle Winzig. Ajo në finale arriti pas tri fitoreve, ndërsa raundin e parë e kaloi pa

Besnik Batusha

Xhudistja Laura Fazliu ka arritur në finale të Kampionatit Evropian U23 që po mbahet në Sarajevë, ndërsa Erza Muminoviq është në garë për medaljen e bronztë.

Fazliu që garon në kategorinë deri 63 kg, në finale takohet me gjermanen Annabelle Winzig. Ajo në finale arriti pas tri fitoreve, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.

Në raundin e dytë mposhti me Ippon garuesen lituaneze, Aida Vasiliauskaite. Në çerekfinale, po ashtu me Ippon triumfojë ndaj italianes Flavia Favorini.

Në gjysmëfinale, ishte me e mirë se Brigitta Varga nga Hungaria.  Edhe Muminoviq në kategorinë deri 52 kg, kaloi pa luftë raundin e parë.

Në raundin e dytë fitoj me Wazaari kundër garueses Marina Castello Diez, përpara se të mposhtet në çerekfinale nga Roza Gyertyas.

Pas humbjes, Muminoviq në repesazh mpshti me Ippon garuesen nga Zvicrra, Manon Monnard.Ndërsa, për të bronztën ndeshet me gjermanen, Annika Wurfel.

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Zbulohet pse dështoi takimi në Athinë për “Prishtina 2030”(Letra)

Sporte Tjera

Akili me super-Ippon, fiton të bronztën në Zagreb

Sporte Tjera

Caktohen dënimet për rrahjen e Nurmagomedovit me Dvalishvilin

Sporte Tjera

Flaka mposht medalisten botërore