Sporte Tjera

Zyrtare: Kombëtarja e hendbollit bëhet me trajner suedez

Zyrtare: Kombëtarja e hendbollit bëhet me trajner suedez

Jesper Ostlund është emëruar selektor i ri i Kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt). Suedezi Ostlund u prezantua të martën në Prishtinë, në një konferencë për media ku mori pjesë edhe presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci. Ostlund ka një karrierë të suksesshme në Suedi, duke drejtuar skuadra elitare si Hallby dhe Savehof, ku fitoi tituj

Besnik Batusha

Jesper Ostlund është emëruar selektor i ri i Kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt). Suedezi Ostlund u prezantua të martën në Prishtinë, në një konferencë për media ku mori pjesë edhe presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

Ostlund ka një karrierë të suksesshme në Suedi, duke drejtuar skuadra elitare si Hallby dhe Savehof, ku fitoi tituj kampion dhe kupa kombëtare. Me Hallbyn arriti plejofin e kampionatit suedez për herë të parë në histori dhe u shpall trajner i vitit 2020. Ai ka drejtuar gjithashtu Kombëtaret e grupmoshave të reja të Suedisë.

Si ndihmës i tij do të jetë Jasmin Zhuta, me karrierë të spikatur në Suedi dhe prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Zhuta do të përqendrohet në punën individuale me lojtarët.

Ostlund ka bërë të ditur se synimi kryesor është kualifikimi i Kosovës në një ngjarje të madhe, si Kampionati Evropian apo Botërori.

Jesper OstlundKombëtarja e hendbollitSuedia

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Zbulohet pse dështoi takimi në Athinë për “Prishtina 2030”(Letra)

Sporte Tjera

Akili me super-Ippon, fiton të bronztën në Zagreb

Sporte Tjera

Caktohen dënimet për rrahjen e Nurmagomedovit me Dvalishvilin

Sporte Tjera

Flaka mposht medalisten botërore