Alarm te Juventusi, Zhegrova do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore nesër

Pushimi i kombëtareve nuk ka kaluar pa pasoja për Juventusin
Pushimi i kombëtareve nuk ka kaluar pa pasoja për Juventusin.
Skuadra e Luciano Spallettit është në pritje të lajmeve për gjendjen fizike të dy futbollistëve, Edon Zhegrova dhe Zeki Celik, të cilët kanë pësuar lëndime gjatë angazhimeve me përfaqësueset e tyre.
Futbollisti kosovar e ka pësuar një problem muskulor që e detyroi të largohej nga grumbullimi i Kosovës.
Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve kundër Irlandës.
Sipas Tuttomercatoweb, Zhegrova do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore të martën, përcjell “Gazeta Express”.
Vetëm pas këtyre ekzaminimeve do të mësohet shkalla e lëndimeve dhe koha e mundshme e rikuperimit.
Spalletti shpreson t’i ketë të dy futbollistët në dispozicion për vazhdimin e kampionatit, ku Juventusi të dielën përballet me Venezian.



