Sport Vendor

Foda parasheh ndeshje të vështirë ndaj Irlandës, Asllani: Synojmë fitore

Foda parasheh ndeshje të vështirë ndaj Irlandës, Asllani: Synojmë fitore

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka parashikuar ndeshje të vështirë ndaj Irlandës të martën.

Gazeta Sport

Kosova luan në udhëtim ndaj Irlandës në ndeshje e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja ka peshë për Kosovën nëse do të përfundojë në vend të dytë apo të tretë në grup.

“Nuk mund të thuash nëse është e lehtë apo e vështirë. Për ne është ndeshje e vështirë dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. Irlandës i duhet fitorja, ndërsa neve na konvenon edhe barazimi. Por në fushë ekipet hyjnë në fushë për fitore. Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë Foda në konferencë për media.

Ai ka folur për mungesën e Edon Zhegrovës. Zhegrova u largua nga grumbullimi shkaku i një lëndimi.

“Edon Zhegrova nuk është, por të tjerët janë në dispozicion dhe pas stërvitjes do të vendosim për lojtarët që do të luajnë”.

Foda ka thënë se synim është që Kosova ta luajë lojën e vetë dhe të marrë rezultatin që kërkon.

“Nëse flasim për përkrahjen, gjithmonë për futbollistët është të luajnë në atmosferë impozante. Shpresoj edhe nesër të ketë shikues. Ne e rëndësishme është të imponojmë lojën tonë tek Irlanda dhe të marrim rezultatin që kërkojmë”, tha Foda.

Kosova zë vendin e dytë në Grupin3 të Ligës B të Ligës së Kombeve me gjashtë pikë nga 5 ndeshje. Është pesë pikë larg Austrisë që ka fituar grupin, ndërsa një pikë ka më shumë se Irlanda që zë vendin e tretë.

Ndeshjen e parë në Prishtinë, Kosova e fitoi 1:0 ndaj Irlandës.

Me përfundimin në vendin e dytë Kosova do të luajë në barazh për ngjitje në Ligën A.

Asllani: Do të japim maksimumin, synojmë fitore

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, në konferencë për media ka thënë se në ndeshjen ndaj Irlandës të martën do të synohet fitorja.

“Ne kemi pasur përkrahje të madhe dhe gjithmonë i kemi pasur prapa tifozët. Ndeshjet që i përmende kundër Sllovenisë, Sllovakisë, Suedisë, Zvicrës, i kemi pasur pas vete tifozët. Mund të ndodhë pas rezultateve të fundit, por ne do të japim 100 për qind për ta fituar ndeshjen”, tha Asllani.

Asllani ka thënë se ndeshja ndaj Irlandës do të jetë e vështirë. Kosovës i mjafton barazimi në udhëtim të martën për të siguruar vendin e dytë në grup, por sulmuesi i Hoffenheimit thotë se nuk hyhet në ndeshje për barazim.

“Është një lojë kundër një kundërshtari të fortë. e kemi mposhtur në Prishtinë. Atyre u duhet fitorja, neve një barazim mbesim në vendin e dytë. Në futboll nuk luhet për barazim, por për fitore. Jemi dy ekipet e forta dhe të shohim kush do të jetë më i fortë”, tha Asllani.

Kosova zë vendin e dytë në Grupin3 të Ligës B të Ligës së Kombeve me gjashtë pikë nga 5 ndeshje. Është pesë pikë larg Austrisë që ka fituar grupin, ndërsa një pikë ka më shumë se Irlanda që zë vendin e tretë.

Ndeshjen e parë në Prishtinë, Kosova e fitoi 1:0 ndaj Irlandës.

Me përfundimin në vendin e dytë Kosova do të luajë në barazh për ngjitje në Ligën A.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Kosova U21 mposhtet nga Luksemburgu U21

Sport Vendor

Irlanda pa kapitenin Collins ndaj Kosovës

Sport Vendor

“Nuk e di çfarë mund të ndodh”, portieri Caprile: S’kam pasur kontakt me FSHF-n!

Sport Vendor

Alarm te Juventusi, Zhegrova do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore nesër