Sport Vendor

FFK-ja investon në tri terrene sportive në Gjilan

FFK-ja investon në tri terrene sportive në Gjilan

Pas realizimit të projektit madhor të sistemit të ndriçimit në stadiumin ndihmës të qytetit, investimet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në infrastrukturën sportive të regjionit të Gjilanit do të vazhdojnë me projekte të reja dhe të rëndësishme, të cilat përfshijnë rregullimin e tri terreneve sportive.

Gazeta Sport

Pas realizimit të projektit madhor të sistemit të ndriçimit në stadiumin ndihmës të qytetit, investimet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në infrastrukturën sportive të regjionit të Gjilanit do të vazhdojnë me projekte të reja dhe të rëndësishme, të cilat përfshijnë rregullimin e tri terreneve sportive.

​Njëri nga projektet kryesore parasheh vendosjen e tapetit të ri, të cilësisë më të lartë, në fushën aktuale sintetike, ku ndeshjet e tyre i zhvillojnë FC Drita dhe SC Gjilani, si dhe klubet e shkollat e futbollit të regjionit.

Vendosja e tapetit të ri do të bëhet pas përfundimit të kampionatit, në koordinim të plotë me klubet dhe Komunën e Gjilanit.

​Investimi tjetër do të realizohet në lagjen Zabeli i Sahit Agës, ku do të vendoset tapet i ri në fushën sportive të dedikuar nga Komuna e Gjilanit për SC Gjilanin.

​Po ashtu, në kampin stërvitor të FC Dritës do të vendoset tapet me bar natyral, duke krijuar kushte edhe më të mira për zhvillimin e aktiviteteve stërvitore dhe përgatitjen e futbollistëve.

​Përveç këtyre tri projekteve, në planifikim është edhe ndërtimi i disa fushave të vogla sportive nëpër lagje dhe pranë shkollave të mëdha të regjionit.

Lokacionet dhe hapësirat e përshtatshme për këto fusha do të përcaktohen në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.

​Këto investime dëshmojnë përkushtimin e FFK-së dhe bashkëpunimin institucional për përmirësimin e infrastrukturës sportive, krijimin e kushteve më të mira për klubet e shkollat e futbollit, si dhe avancimin e futbollit në regjionin e Gjilanit, njofton Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit (LRFGJ).

​Pavarësisht se FFK-ja është donatore e këtyre projekteve, meritë të madhe për realizimin dhe sjelljen e tyre në Gjilan mban Armend Misini, përfaqësues i Gjilanit në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.


Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Fitore bindëse e Prishtinës, Diatta me “hat-trick”

Sport Vendor

Emin Ajvazi: Për 10 vite nuk ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja

Sport Vendor

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani

Sport Vendor

Kosova gati për duelin me Irlandën, Dardanët zhvillojnë stërvitjen në Dublin