Sport Vendor

Fitore bindëse e Prishtinës, Diatta me “hat-trick”

Fitore bindëse e Prishtinës, Diatta me “hat-trick”

Prishtina ka shënuar fitore bindëse ndaj Drenicës me rezultatin 3:0, në një ndeshje ku protagonisti kryesor ishte Assane Diatta i cili realizoi të tre golat e takimit.

Gazeta Sport

Prishtina ka shënuar fitore bindëse ndaj Drenicës me rezultatin 3:0, në një ndeshje ku protagonisti kryesor ishte Assane Diatta i cili realizoi të tre golat e takimit.

Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma i takoi xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.

“Bardhekaltrit” zhbllokuan rezultatin në minutën e 40-të me golin e shënuar nga Diatta, me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë e takimit, me Prishtinën në epërsi prej 1:0.

Në pjesën e dytë, Drenica mbeti me një lojtar më pak, pasi në minutën e 66-të Erion Idrizi u ndëshkua me direkt me karton të kuq, duke vështirësuar edhe më shumë situatën për skuadrën mysafire.

Vetëm një minutë më pas, Diatta u shfaq sërish, duke realizuar për 2:0 dhe duke e afruar Prishtinën edhe më shumë drejt fitores.

Sulmuesi në minutën e 72-të e shënoi golin e tretë për Prishtinën, duke kompletuar kështu “hat-trickun”.

Diatta ishte figura kryesore në fitoren e Prishtinës.

Për Prishtinën është fitorja e 11-të këtë edicion. Ka edhe dy barazime dhe një humbje. Është lidere me 35 pikë.

Ndërkohë për Drenicën ishte disfata e gjashtë, krahas dy fitoreve dhe gjashtë barazimeve. E zë vendin e tetë me 12 pikë.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

FFK-ja investon në tri terrene sportive në Gjilan

Sport Vendor

Emin Ajvazi: Për 10 vite nuk ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja

Sport Vendor

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani

Sport Vendor

Kosova gati për duelin me Irlandën, Dardanët zhvillojnë stërvitjen në Dublin