Sport Vendor

LIVE: Kosova 0:0 Izraeli

LIVE: Kosova 0:0 Izraeli

HT: Kosovës i mungoi vetëm goli në pjesën e parë

Gazeta Sport

HT: Kosovës i mungoi vetëm goli në pjesën e parë

Kosova ka shfaqur nivel të lartë në duelin ndaj Izraelit në pjesën e parë. I ka munguar vetëm goli. Disa herë i është afruar shënimit të golit me Kreshnik Hajrizin, Edon Zhegrovën, Milot Rashicën e Lindrit Kamberin. Por, nuk ia ka dalë. Madje në fundin e pjesës së parë, Kamberi e qëlloi transversalen pas gjuajtjes me kokë.

Izraeli nuk shfaqi shumë. Kishte vetëm disa gjysmëraste.

Dhe kështu, pjesa e parë e ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u mbyll 0:0.

41’ Lindrit Kamberi ka qenë i pafat në debutimin me Kosovën. Pas harkimit të Veldin Hoxhës, Kamberi e pati rastin më të mirë në pjesën e parë. Ai e qëlloi transversalen pas gjuajtjes me kokë.

25’ Rasti i parë për Izraelin dhe goditja e parë në kornizën e portës. Oscar Gloukh gjuajti drejt portës, por portieri Amir Shaipi nuk u mposht.

17’ Milot Rashica është futbollisti i radhës i Kosovës që e teston portierin e Izraelit, Daniel Peretz. Portieri i Southamptonit bëri ndërhyrje vendimtare pas gjuajtjes me të majtën të Rashicës nga distanca.

10’ Në dhjetë minutat e para të ndeshjes, Kosova i është afruar dy herë shënimit të golit, me Kreshnik Hajrizin dhe Edon Zhegrovën. Tentimet e tyre shkuan jashtë portës. Izraelitët janë të fokusuar më shumë në fazën defensive.

8’ - Edon Zhegrova shfaqet i rrezikshëm menjëherë. Në mundësinë e parë, me gjuajtje të fuqishme nga zona, i afrohet shënimit të golit. Gjuajtja e Zhegrovës shkoi afër shtyllës pingule.

3’ - Kreshnik Hajrizi me mundësinë e parë të mirë për Kosovën. Pas topit të kthyer në zonë nga Vedat Muriqi, Hajrizi gjuajti mbi portë.

1’ - Nis ndeshja Kosova – Izraeli.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin

Sport Vendor

Agim Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e fair-play

Sport Vendor

Juventusi po e konsideron shitjen e Zhegrovës

Sport Vendor

“Dardanët” të përkushtuar për fitore ndaj Izraelit