Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    SUPER Ylli i Suharekës, befason Bambergun, ia shkakton humbjen e parë
    Ballina-2

    SUPER Ylli i Suharekës, befason Bambergun, ia shkakton humbjen e parë

    26/10/2022 21:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e parë në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup. Kampioni në fuqi i Kosovës, e befasoi ekipin nga Gjermania, Brose Bamberg që e mposhti në shtëpi. Dueli i luajtur të mërkurën mbrëma në “Brose Arena” përfundoi me fitoren e ngushtë të Yllit me rezultatin 81:78. Për Yllin, kjo është fitorja e parë në kuadër të Grupit A pas dy humbjeve rresht.

    Ndërsa, Bambergu që ishte ekipi i vetëm pa humbje pas dy ndeshjeve të para, e regjistroi disfatën e parë. Ylli luajti mirë në çerekun e parë dhe dy periudhat e fundit, ndërsa Bambergu ishte efikas vetëm në çerekun e dytë. Dhjetë minutat e para, përfunduan me epërsinë e Yllit 27:19, por Bambergu u rikthye fuqishëm në periudhën e dytë duke e limituar ekipin kosovar në vetëm nëntë pikë karshi 20 të shënuarave.

    Edhe pse çereku i tretë startoi me epërsinë e Bambergut, Ylli nuk u dorëzua dhe nuk lejoi Bambergut të shkëputet. Periudha e fundit, nisi me rezultatin 63:60 në favor të ekipit vendas por kjo nuk i mjaftoi për ta mposhtur Yllin. Në këtë çerek, Ylli shënoi 21 pikë dhe arriti ta fitojë ndeshjen me rezultatin e ngushtë. Katër lojtarë të Yllit, ndeshjen e mbyllën me pikë dyshifrore. Më efikasi ishte Rashun Davis me 19 pikë e shtatë kërcime, ndërsa lojë të mirë treguan edhe Jay Threatt (18), Malcolm Armstead (13) e Ahmed Bashir (10). Te Bambergu, më të dalluarit ishin Christian Sengfelder dhe Justin Wright-Foreman, por që nuk arritën ta ndihmojnë ekipin për të evituar humbjen e parë në fazën e grupeve. Sengfelder pati 23 pikë, ndërsa Ëright-Foreman shtoi 18 sosh. Me këtë fitore, Ylli ngrihet në koutën e katër pikëve, sa i ka edhe Niners Chemnitz, që të mërkurën pësoi në udhëtim nga Hapoel Galil Elioni me shifrat 78:73. Hapoeli tani ka pesë pikë, së bashku me Bambergun pas tri ndeshjeve të luajtura. Edhe ndeshjen e xhiros së katërt, që luhet javën e ardhshme, Ylli e luan në udhëtim. Më 2 nëntor do të jetë mysafir i Hapoelit nga Izraeli. Ndeshjen e parë të Grupit A, Ylli e humbi në shtëpi nga Hapoeli (93:76), përpara se të mposhtet edhe nga Chemnitzi (90:60) në udhëtim. Të dy këta kundërshtarë, Brose Bambergu i kishte mposhtur në udhëtim. Për Yllin, kjo është hera e parë që po paraqitet në garat e FIBA-s. Në fakt, Ylli këtë edicion rrugëtimin evropian e filloi në Ligën e Kampionëve, por u eliminua në çerekfinale të turneut kualifikues. Pas eliminimit, ekipi nga Suhareka e shfrytëzoi të drejtën për të garuar në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup. Ylli është ekipi i vetëm që këtë sezon po e përfaqëson basketbollin kosovar në garat e FIBA-s. Sigal Prishtina dhe Trepça, u eliminuan në kualifikime të FIBA Europe Cup.

    TË LIDHURA

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06

    Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

    08/05/2025 23:02

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.