Sport Vendor

Vashat e Kosovës U19 u shkaktojnë debakël futbollisteve të Gjibraltarit

Vashat e Kosovës U19 u shkaktojnë debakël futbollisteve të Gjibraltarit

Kosova U19 në konkurrencën e femrave e ka fituar ndeshjen e parë të Ligës B për kualifikimet e Evropianit 2023. Në duelin e luajtur të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka triumfuar bindshëm ndaj Gjibraltarit, me rezultatin 7:0. Kjo ndeshje i ka takuar miniturneut kualifikues për Grupin 5 të Ligës B, ndërsa fituesit e

Besnik Batusha

Kosova U19 në konkurrencën e femrave e ka fituar ndeshjen e parë të Ligës B për kualifikimet e Evropianit 2023.

Në duelin e luajtur të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka triumfuar bindshëm ndaj Gjibraltarit, me rezultatin 7:0.

Kjo ndeshje i ka takuar miniturneut kualifikues për Grupin 5 të Ligës B, ndërsa fituesit e shtatë grupeve të kësaj lige, do të promovohen në Ligën A për t’i vazhduar ndeshjet kualifikuese të raundit të dytë.

Futbollistet e trajnerit Kushtrim Munishi në pjesën e parë, i dhanë fund çështjes së fituesit në këtë përballje, pasi shënoi katër herë.

Golat për Kosovën në pjesën e parë, i kanë shënuar sulmueset Flondra Behrami (5’, 18’) e Albulena Guri (26’, 42’), ndërsa në pjesën e dytë, realizuan edhe Elma Kadriu (49’) nga penalltia, Erisa Popaj (84’) dhe Vesa Paqarizi (90’).

Ndeshjen tjetër, Kosova e luan pas tri ditësh ndaj Bullgarisë, po ashtu në Prishtinë. Kosovës i duhet fitorja për të avancuar në Ligën A.

GjibraltariKosovaU19Vajzat

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

LIVE: Kosova 0:0 Izraeli

Sport Vendor

Agim Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e fair-play

Sport Vendor

Juventusi po e konsideron shitjen e Zhegrovës

Sport Vendor

“Dardanët” të përkushtuar për fitore ndaj Izraelit