Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi takon Këshillin Mjekësor të FFK-së, kërkon forcim të masave
    Ballina-1

    Agim Ademi takon Këshillin Mjekësor të FFK-së, kërkon forcim të masave

    08/05/2025 16:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas shqetësimeve të ngritura lidhur me rastet e fundit të rrezikimit të shëndetit të futbollistëve gjatë ndeshjeve kampionale, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka mbajtur një takim pune me Këshillin Mjekësor të FFK-së.

    Ky takim kishte për qëllim të rishqyrtojë në mënyrë të thelluar dhe të avancojë strategjinë gjithëpërfshirëse të federatës për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së sportistëve.

    Presidenti Ademi ka kërkuar qartë dhe prerë që Këshilli Mjekësor të paraqesë propozime konkrete, të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare, për forcimin e masave preventive dhe emergjente.

    Po ashtu, është kërkuar që të fillojnë pa vonesë të gjitha përgatitjet teknike, logjistike dhe profesionale për zbatimin efektiv të këtyre masave në të gjitha nivelet e garave.

    FFK e konsideron shëndetin e futbollistëve primar dhe është e vendosur të veprojë me përgjegjësi maksimale për të garantuar siguri të plotë në fushën e lojës. Ky angazhim do të shoqërohet me masa konkrete, kontrolle rigoroz dhe bashkëpunim të ngushtë me profesionistët e mjekësisë sportive, për të ndërtuar një sistem që vendos jetën e sportistëve mbi çdo gjë tjetër.

    TË LIDHURA

    Franco Foda: Me Slloveninë synojmë të paktën një pikë

    10/11/2025 14:55

    Përparim Rama e Agim Ademi përurojnë stadiumin e Prishtinës së Re

    08/11/2025 16:45

    Tovërlani e ‘godet’ Vokrrin: S’ka të drejtë loje te Shqipëria, tek ne donte vend titullari e tek Afrim Tovërlani veç deka është e sigurt

    08/11/2025 12:10

    Fitore e jashtëzakonshme e Ramiz Sadikut, e mposht Vushtrrinë në kryeqytet

    07/11/2025 16:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.