Sport Vendor

Drenica kthehet në Superligë si kampione

Drenica kthehet në Superligë si kampione

Skuadra e Drenicës është kthyer në Superligë si kampione e Grupit A të Ligës së Parë. Drenica të shtunën e siguroi titullin e kampionit pas fitores ndaj Istogut. Drenica e mposhti në shtëpi Istogun me rezultatin e thellë 3:0 në ndeshjen që i takoi javës së 26-të. Të tre golat për Drenicën i realizoi sulmuesi

Besnik Batusha

Skuadra e Drenicës është kthyer në Superligë si kampione e Grupit A të Ligës së Parë. Drenica të shtunën e siguroi titullin e kampionit pas fitores ndaj Istogut.

Drenica e mposhti në shtëpi Istogun me rezultatin e thellë 3:0 në ndeshjen që i takoi javës së 26-të.

Të tre golat për Drenicën i realizoi sulmuesi Igball Jashari.

19-vjeçari Jashari golin e parë e realizoi në minutën e nëntë, të dytin e shënoi dy minuta më pas dhe “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 51-të.

Një xhiro para fundit, Drenica e mban pozitën e parë me 55 pikë. Drenica xhiron e fundit përballet me Rahovecin në udhëtim.

Në pozitën e dytë është Liria me 48 pikë. Vendi i dytë në grup dërgon në barazhin e Ligës së Parë.

DrenicaSuperliga

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Fitore bindëse e Prishtinës, Diatta me “hat-trick”

Sport Vendor

FFK-ja investon në tri terrene sportive në Gjilan

Sport Vendor

Emin Ajvazi: Për 10 vite nuk ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja

Sport Vendor

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani