Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-futbollisti i West Hamit, legjenda rumune mesazh tifozëve: Duartrokitni himnin e Kosovës!
    Ballina-1

    Ish-futbollisti i West Hamit, legjenda rumune mesazh tifozëve: Duartrokitni himnin e Kosovës!

    13/11/2024 10:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Ilie Dumitrescu (antrenor Steaua Bucuresti).

    Kombëtarja e Rumanisë e pret në shtëpi të premten Kosovën, për ndeshjen e parafundit të UEFA Nations League.

    Në “Fadil Vokrri” himni rumun u vërshëllye në humbjen e Kosovës 3:0.

    Legjenda e futbollit rumun dhe ish-lojtari i West Ham Unitedit, Ilie Dumitrescu vjen me një propozim se si duhet reaguar tifozët e Rumanisë në ndeshjen ndaj Kosovës.

    Ai thotë se është mirë që tifozët ta duartrokasin himnin e shtetit të Kosovës.

    “Po mendoja një skenar si ky: Kur të këndohet himni i popullit të Kosovës le të duartrokasin të gjithë. Kështu është një përgjigje për atë që bën ata”, u shpreh Dumitrescu

    Edhe trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu para ndeshjes ka kërkuar kujdes nga tifozët.

    “Do doja që publiku ynë të na ndihmonte dhe të përpiqet të bëjë sjellje sikur në Gjermani në Euro-n 2024.

    “Nuk kemi nevojë për një atmosferë armiqësore ndaj kundërshtarëve tanë”, tha Lucescu.

    Kujtojmë se ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës zhvillohet të premten nga ora 20:45./

    TË LIDHURA

    FIFA konfirmon ngritjen historike të Kosovës për shtatë pozita në renditjen e shteteve

    17/10/2025 15:23

    Renditja e FIFA-s: Kosova i vazhdon rekordet

    16/10/2025 13:54

    Infantino: Sot askush nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës, frikësohen se humbin

    16/10/2025 13:33

    Infantino: Agim Ademin po bën shumë për futbollin, ai di të prekë ndjenjat e duhura, emocionet e duhura dhe shpirtin e shumë lojtarëve

    16/10/2025 13:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.