Sport Vendor

Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e parë para ndeshjes me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e parë para ndeshjes me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar sonte stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Rumaninë që e zhvillon të premten me 15 nëntor. Trajneri Franco Foda ka pasur në dispozicion vetëm futbollistët që kishin ndeshje të premten dhe të shtunën ndërsa lojtarët që kanë pasur ndeshje ditën e diel kanë qëndruar

Besnik Batusha

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar sonte stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Rumaninë që e zhvillon të premten me 15 nëntor.

Trajneri Franco Foda ka pasur në dispozicion vetëm futbollistët që kishin ndeshje të premten dhe të shtunën ndërsa lojtarët që kanë pasur ndeshje ditën e diel kanë qëndruar në hotel.

Stërvitja është mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nga pamja e parë dukej një atmosferë e mirë, ani pse moti ishte bukur i ftohet.

Kosova duhet medoemos ta fitojë ndeshjen në Bukuresht nëse synon vendin e parë në Grup në Ligën e Kombeve. /GazetaSport

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Fitore bindëse e Prishtinës, Diatta me “hat-trick”

Sport Vendor

FFK-ja investon në tri terrene sportive në Gjilan

Sport Vendor

Emin Ajvazi: Për 10 vite nuk ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja

Sport Vendor

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani