Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova U21 nis përgatitjet për ndeshjet miqësore
    Ballina-1

    Kosova U21 nis përgatitjet për ndeshjet miqësore

    12/11/2024 16:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll i ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Stërvitjen e parë e kanë zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, ndërsa dy ndeshjet kundër Shpresave të Maqedonisë së Veriut, “Dardanët” e rinj do t’i zhvillojnë në Shkup.

    Ndeshjen e parë e zhvillojnë të enjten nga ora 13:00, kurse të dytën më 17 nëntor nga ora 12:00.

    Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, pret nga lojtarët e ftuar t’i dëshmojnë vlerat e tyre. 

    “Gjenerata është ndërruar, kemi vetëm tre apo katër futbollistë nga grumbullimi i mëparshëm. Kjo është stërvitja e parë dhe takimi i parë me disa prej lojtarëve të rinj. Do të zhvillojmë një lojë mes vete për të marrë më shumë informacione dhe për të kuptuar situatën e secilit prej tyre. Kjo do të na shërbejë për të parë ekipin dhe për të planifikuar përbërjen e skuadrës. Është një mundësi për lojtarët të tregojnë nëse e meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës”, ka thënë Tovërlani për Federatën e Futbollit e Kosovës.

    Futbollistët, Leon Zeqiraj dhe Etnik Brruti, premtojnë maksimumin.

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.