Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    LIVE: Nis ndeshja Ballkani – Sivasspor
    Ballina-1

    LIVE: Nis ndeshja Ballkani – Sivasspor

    13/10/2022 21:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    21:00 – Nis ndeshja Ballkani – Sivasspor

    Ka nisur në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshja Ballkani -Sivasspor, e vlefshme për xhiron e katërt në UEFA Conference League.

    Fitorja eventuale e skuadrës nga Suhareka do të rriste gjasat për kalimin në fazën e eliminimit direkt.

    Javën e kaluar skuadra e Ilir Dajës, fitoi në Turqi me rezultat 3:4.

    Ballkani – Sivasspor, formacionet zyrtare 

    Trajneri i Ballkanit Ilir Daja, tashmë e ka publikuar formacionin me të cilin do ta nis ndeshjen kundër Sivassporit.

    Skuadra nga Suhareka do ta nis me këtë përbërje: Frashëri, Thaqi, Jashanica, Thaqi, Potoku, Emërllahu, Dellova, Zyba, Krasniqi, Korenica, Rrahmani.

    Ndërkaq Sivasspor do ta ketë në fushë këtë 11-she startuese: Vural, Paluli, Osmanpasa,Goutas, Ciftci, Charisis, Yalcin, Sabia, Gradel, Yesilyurt, Yatabare.

    Ndeshja në “Fadil Vokrri” do të nis me fillim nga ora 21:00.

    Loja do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova.

    Ballkani kërkon fitoren kundër Sivassporit

    Ballkani sonte do të kërkojë fitoren kundër Sivassporit, në UEFA Conference League.

    Ndeshja në “Fadil Vokrri” do të nis nga ora 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova.

    Fitorja eventuale e ekipit nga Suhareka do të rriste gjasat për kualifikim në fazën e eliminimit direkt në UECL.

    TË LIDHURA

    Rreth 100 tifozë shqiptarë në përkrahje të Dritës sonte në Slloveni

    25/02/2026 15:19

    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte, Juventusi synon përmbysjen e madhe

    25/02/2026 12:06

    Zhegrova mund të kthehet në Francë

    24/02/2026 20:13

    Paga deri në 25 mijë euro te Prishtina

    24/02/2026 18:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.