Sport Vendor

Merret vendimi për Muriqin, pas kartonit të kuq që e mori të hënën

Merret vendimi për Muriqin, pas kartonit të kuq që e mori të hënën

Vedat Muriqi është suspenduar me dy ndeshje moslojë. Sulmuesi kosovar ishte ndëshkuar direkt me karton të kuq nga gjyqtari Pizarro Gomez në ndeshjen e zhvilluar ndaj Elches pasi e kishte goditur një kundërshtar me dorë derisa po priste t’i vinte topi. Muriqi me këtë rast do t’i humbë dy ndeshjet e radhës së ekipit ishullor,

Besnik Batusha

Vedat Muriqi është suspenduar me dy ndeshje moslojë.

Sulmuesi kosovar ishte ndëshkuar direkt me karton të kuq nga gjyqtari Pizarro Gomez në ndeshjen e zhvilluar ndaj Elches pasi e kishte goditur një kundërshtar me dorë derisa po priste t’i vinte topi.

Muriqi me këtë rast do t’i humbë dy ndeshjet e radhës së ekipit ishullor, kundër Sevillës ne “Son Moix” këtë të shtunë dhe kundër Real Sociedadit në Donosti të mërkurën tjetër.

Kjo pa dyshim do të jetë një mungesë e madhe për Mallorcan duke e pasur parasysh se Muriqi është golashënuesi më i mirë i ekipit deri tash me 4 gola nga 8 ndeshje.

Prizrenasi e humbi një penallti fillimisht, ndërsa më pas e shndërroi në gol një tjetër 11 metërsh para se të përjashtohej nga loja me karton të kuq.

Ai i Muriqit është kartoni i kuq i Mallorcas këtë sezon.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muriqi ka kërkuar falje për veprimin e që e bëri.

Trajneri Javier Aguierre do të mendojë për alternativa të kosovarit, ndërsa në opsion janë Ángel Rodríguez e Abdón Prats. 

MallorcaVedat Muriqi

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Fitore bindëse e Prishtinës, Diatta me “hat-trick”

Sport Vendor

FFK-ja investon në tri terrene sportive në Gjilan

Sport Vendor

Emin Ajvazi: Për 10 vite nuk ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja

Sport Vendor

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani