Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët
    Ballina-1

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i klubit të Ferizajt, Lulzim Abazi, ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër Llapit, duke akuzuar gjyqtarët për ndikim në rezultatin e takimit dhe në ecurinë e skuadrës në garat evropiane.

    Ferizaj ishte në epërsi dhe në rrugë të mirë t’i merrte tri pikë në Podujevë, por Llapi barazoi me një penallti, që u komentua shumë në rrjetet sociale.

    Pas ndeshjes, Abazi deklaroi shkurt: “Nëse ne nuk jemi në UEFA Europa Conference League, është për shkak të vendimeve të disa referëve”.

    Ai nuk dha komente të mëtejshme, por theksoi pakënaqësinë e tij ndaj gjykimit që, sipas tij, ka ndikuar në objektivat e klubit për pjesëmarrje në Evropë, pasi edhe drejtori sportiv, Genc Hyseni aludoi në të njëjtën mënyrë.

    Ndeshja e sotme që u mbyll 1-1 u gjykua nga Mentor Ajeti, ndërsa në VAR ishte Dardan Çaka.

    Ferizaj tani ka 49 pikë, aq sa Malisheva në vendin e tretë, pozitë që dërgon në garat evropiane.

    Deri në fund kanë mbetur edhe tri xhiro, ku Ferizaj takohet me Ballkanin (shtëpi), Dukagjinin (mysafir) dhe Gjilanin (shtëpi). 

    TË LIDHURA

    Kampionia e Shqipërisë turpërohet në Islandë, mposhtet 5-0

    15/07/2025 22:57

    Shkëndija kalon në rundin e dytë kualifikues të Championsit

    15/07/2025 22:42

    Agim Ademi: Drita shkroi një faqe të re në historinë e futbollit të Kosovës, urime kualifikimi

    15/07/2025 22:21

    Sukses historik i Dritës, kualifikohet në raundin e dytë të Championsit

    15/07/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.