Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Selektori i Rumanisë i bën thirrje Qeverisë dhe Federatës: Me Kosovën duam të luajmë në shtëpi
    Ballina-1

    Selektori i Rumanisë i bën thirrje Qeverisë dhe Federatës: Me Kosovën duam të luajmë në shtëpi

    13/10/2022 15:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ditëve të fundit është vënë në dyshim zhvillimi i ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2024.

    Nga Federata Rumune e Futbollit thanë se do të flasin me Qeverinë rumune dhe më pas do të dalin me një vendim final.

    Ndërsa, ish-ministri i jashtëm i Rumanisë, Theodor Melescanu shkoi edhe më larg duke kërkuar që Kombëtarja e këtij shteti të mos pranojë të luajë me Kosovën edhe nëse i humb tri pikë, për faktin se ky vend nuk e njeh shtetësinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

    Ndërkohë, për këtë çështje ka folur edhe selektori i Kombëtares së Rumanisë, Edi Iordănescu.

    Ai shpreson që të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje dhe ekipi të luajë në shtëpi, si në krejt takimet tjera.

    “Së pari, kjo temë është jashtë sferës së aktivitetit tim. Tashmë ekziston një kanal i diskutimit mes Federatës së Futbollit dhe Qeverisë rumune, të cilat do të dalin me një vendim apo përfundim të qartë. Ne duam të luajmë në shtëpi, me tifozët tanë në tribuna. Për momentin, nuk mund të them më shumë për këtë çështje”, deklaroi selektori i rumunëve në konferencë për shtyp.

    Nëse Federata Rumune nuk do ta lejojë Kombëtaren e këtij vendi të luajë me Kosovën, mund të ketë sanksione të rënda nga UEFA, deri në përjashtim.

    Krahas Kosovës dhe Rumanisë, në Grupin I të eliminatoreve për Euro 2024 bëjnë pjesë edhe Zvicra, Izraeli, Bjellorusia dhe Andorra.

    Ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian do të luhen midis marsit dhe nëntorit 2023. 

    TË LIDHURA

    Shkëndija feston sot titullin kampion, ‘Ballistët’ premtojnë spektakël

    17/05/2025 13:57

    Superliga luhet sot, shumçka mund të vendosët këtë javë

    17/05/2025 09:30

    Edhe Albert Dabiqaj rinovon zyrtarisht me Dritën për tri vjet të tjera

    16/05/2025 19:43

    Donjeta Sadiku e fiton të artën në Poloni

    16/05/2025 18:11
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.