Sport Vendor

Selektori i Rumanisë i bën thirrje Qeverisë dhe Federatës: Me Kosovën duam të luajmë në shtëpi

Selektori i Rumanisë i bën thirrje Qeverisë dhe Federatës: Me Kosovën duam të luajmë në shtëpi

Ditëve të fundit është vënë në dyshim zhvillimi i ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2024. Nga Federata Rumune e Futbollit thanë se do të flasin me Qeverinë rumune dhe më pas do të dalin me një vendim final. Ndërsa, ish-ministri i jashtëm i Rumanisë, Theodor Melescanu shkoi edhe më

Besnik Batusha

Ditëve të fundit është vënë në dyshim zhvillimi i ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2024.

Nga Federata Rumune e Futbollit thanë se do të flasin me Qeverinë rumune dhe më pas do të dalin me një vendim final.

Ndërsa, ish-ministri i jashtëm i Rumanisë, Theodor Melescanu shkoi edhe më larg duke kërkuar që Kombëtarja e këtij shteti të mos pranojë të luajë me Kosovën edhe nëse i humb tri pikë, për faktin se ky vend nuk e njeh shtetësinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, për këtë çështje ka folur edhe selektori i Kombëtares së Rumanisë, Edi Iordănescu.

Ai shpreson që të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje dhe ekipi të luajë në shtëpi, si në krejt takimet tjera.

“Së pari, kjo temë është jashtë sferës së aktivitetit tim. Tashmë ekziston një kanal i diskutimit mes Federatës së Futbollit dhe Qeverisë rumune, të cilat do të dalin me një vendim apo përfundim të qartë. Ne duam të luajmë në shtëpi, me tifozët tanë në tribuna. Për momentin, nuk mund të them më shumë për këtë çështje”, deklaroi selektori i rumunëve në konferencë për shtyp.

Nëse Federata Rumune nuk do ta lejojë Kombëtaren e këtij vendi të luajë me Kosovën, mund të ketë sanksione të rënda nga UEFA, deri në përjashtim.

Krahas Kosovës dhe Rumanisë, në Grupin I të eliminatoreve për Euro 2024 bëjnë pjesë edhe Zvicra, Izraeli, Bjellorusia dhe Andorra.

Ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian do të luhen midis marsit dhe nëntorit 2023. 

KosovaSelektori i Rumanisë

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Fitore bindëse e Prishtinës, Diatta me “hat-trick”

Sport Vendor

FFK-ja investon në tri terrene sportive në Gjilan

Sport Vendor

Emin Ajvazi: Për 10 vite nuk ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja

Sport Vendor

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani